Southampton mposht Brentfordin, shkëlqen Broja
Futboll
11 Janar 2022
22:41

Në ndeshjen që ‘Shenjtorët’ e zhvilluan ndaj Brentford, sulmuesi kuqezi, Armando Broja arriti të linte shenjë, duke realizuar gol, shkruan Insporti.
Jan Bednarek dhe Alvaro Fernandez (autogol) i shënuan golat për Southamphton, ndërsa Vitaly Janelt për Brendford.
Më të filluar pjesa e dytë ishte momenti i Armando Brojës. Oriol Romeu pasoi te Broja, i cili vrapoi e topin nga gjysma e fushës për të dal i vetëm me portierin Fernadez dhe për ta mposhtur për 3-1.
Për 78 minuta sa zhvilloi, nga SofaScore, Broja u vlerësua me notën 7.0
Ky ishte goli i pestë i Armando Brojës në Ligën Premier, duke treguar formë të mirë nga ndeshja në ndeshje.
/Insporti.com