Southgate merr një vendim të madh pas ndeshjes me Kosovën

Kombëtarja 12 Shtator 2019 10:03

Gareth Soutgate ka marrë një vendim të menjëhershëm pas ndeshjes me Kosovën.

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate mund ta ndryshojë përbërjen në repartin ofanziv pas ndeshjes me Kosovën.

Selektori i Anglisë ka hapur dyert për rikthimin e Jamie Vardyt në skuadër, raportojnë mediat angleze.

Harry Kane është opsioni i parë te Anglia me Marcus Rashford, Callum Wilson dhe i riu Tammy Abraham si zëvendësues të tij.

“Me Jamie, është e qartë se sa mirë është duke luajtur ende dhe asnjëri prej nesh nuk i ka mbyllur dyert”, ka thënë Southgate.

“Ai është karakter që na pëlqen ta kemi me ne, andaj po, ajo derë gjithmonë do të jetë e hapur mes nesh”, ka thënë ai.

Anglia mposhti Kosovën 5:3 por është duke u ballafaquar me kritika për lojën e pakujdesshme, sidomos në mbrojtje.