Sozia femër e holandezit Van Dijk

Futboll 12 Qershor 2019 17:07

Fituesit e ndeshjeve vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme. Disa janë të ndërlikuar, disa si sulmues të pamëshirshëm para portës kundërshtare. Disa janë mbrojtës të fuqishëm. Ky varianti i fundit me siguri ishte rasti i ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2019 për femra.

Franca e nisi turneun me një fitore bindëse 4-0 ndaj Koresë së Jugut dhe dy nga këto gola erdhën nga mbrojtësja e fuqishme, Wendie Renard.

E shpallur si lojtarja më e mirë e ndeshjes, Renard shprehu kënaqësinë e saj: “Unë kurrë nuk kisha shënuar gol në Kupën e Botës. Dy golat kundër Koresë së Jugut ishin me të vërtetë diçka e mirë në planin personal”.

Nuk ishte aspak i çuditshëm krahasimi që iu bë asaj, për nga pamja, me yllin holandez të Liverpool, Van Dijk. Madje, mediet sociale panë tek 28-vjeçarja “sozinë” e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League.