Spalletti ka vetë 11 lojtarë në dispozicion për ndeshjen me Juventusin

Futboll 02 Janar 2022 10:00

Napoli do ta nisë vitin 2022 në mënyrën më të keqe të mundshme pasi në sfidën e 6 janarit ndaj Juventusit me vetëm 11 lojtarë në dispozicion.

Largimi i Kuolibaly, Ounas dhe Anguisa drejt Kupës së Afrikës, dëmtimet e disa lojtarëve si dhe infektimet e një numri të madh futbollistësh me COVID që nga Krishtlindjet, kanë bërë që skuadra praktikisht të mos ketë bërë as stërvitje rregullisht këto javë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Petanja dhe Malkuit dje janë futur në karantinë, pasi kanë qenë në kontakt të afërt me persona që kanë rezultuar pozitivë, duke iu shtuar listës së atyre që nuk kanë mundësi as të largohen nga banesat e tyre.

Mediat italiane përllogaritin që Spaleti do të ketë në dispozicion vetëm 11 lojtarë, plus portierët, nga radhët e skuadrës së parë. Ndaj në duelin ndaj Juventusit, është i detyruar të hedhë sytë nga skuadra e të rinjve për të mbushur stolin me rezerva e për të shpresuar që të ketë ndonjë alternativë në rast emergjence.

Situata nuk duket shumë shpresëdhënëse edhe nëse ndonjë prej lojtarëve rezulton negativ në ditët në vijim, pasi ata nuk kanë zhvilluar stërvitje dhe në periudhën e festave të fundvitit, një gjë e tillë ndikon shpeshherë në formën sportive.

-->