Spalletti shpjegon situatën e krijuar me Icardin

Futboll 14 Shkurt 2019 22:30

Luciano Spalletti e ka shpjeguar pse Samir Handanovic ishte zgjedhja natyrale, për ta zëvendësuar Mauro Icardin në rolin e kapitenit, në fitoren 1-0 të skuadrës kundër Rapid Wienës.

Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm në ndeshje, duke konvertuar nga penalltia, por gjithçka mbeti nën hijën e situatës së krijuar me Icardin, transmeton Insporti.

Sulmuesit fillimisht iu mor shiriti i kapitenit dhe iu dha Handanovic, para se argjentinasi të refuzonte të luante.

“Nuk ka probleme, me sa di unë,” tha Spalletti, pas ndeshjes.

“Mendoj se ai do të reagojë në mënyrë profesionale. Ashtu siç e patëm ne të vështirë të merrnim këtë vendim, ashtu edhe ai e kishte të vështirë ta pranonte.

“Handanovic tashmë ishte kapiten në të kaluarën, madje edhe kur Mauro ishte këtu. Të gjithë e njohim atë, sa mirë i balancuar dhe profesional është ai.

“Samir është dikush që di si të transmetoj vlerat e duhura te bashkëlojtarët e tij, me fjalë dhe veprime.” /Insporti.com/

-->