Spanja e Serbia sigurojnë çerekfinalen

Basketboll 06 Shtator 2019 17:27

Botërori i basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë, ka vijuar sot me fazën e tij të dytë. Skuadrat më të mira të kualifikuara pas raundit të parë kanë vijuar më tej aventurën e tyre.

Nuk ka surpriza në ndeshjet e sotme, ku Spanja arrin të triumfojë ndaj Italisë 67-60, duke eliminuar “Azzurrët” nga Botërori, ndërsa Polonia mposhti 79-74 Rusinë, duke avancuar më tej.

Rikthehet te suksesi Kina, që mundi 77-73 fqinjët e Koresë së Jugut, ndërsa Serbia arriti një fitore të lehtë ndaj Porto Riko. Në takimet e tjera, spikat fitorja e lehtë e Argjentinës ndaj Venezuelës dhe ajo e Iranit ndaj Angolës.

Grupi I
Polonia – Rusia 79-74
Argjentina – Venezuela 87-67

Grupi J
Serbia – Porto Riko 90-47
Spanja – Italia 67-60

Grupi M
Nigeria – Bregu i Fildishtë 83-66
Kina – Koreja e Jugut 77-73

Grupi N
Angola – Irani 62-71
Tunizia – Filipinet 86-67