Spanja me bilancin e dytë më të rëndë nga koronavirusi në Evropë, Barcelona mendon të rifillojë stërvitjet

Futboll 23 Mars 2020 23:27

Barcelona po mendon të rinisë përgatitjet në grup për kampionatin në 27 prill.

Mediat pranë klubit katalonas raportojnë se sipas parashikimeve, futbollistëve u duhen të paktën dy javë për t’u rifituar kompaktësinë fizike, ndërsa për anën tekniko-taktike nevojiten 2 javë të tjera.

Por, ky propozim i stafit teknik të kampionëve të Spanjës vjen në një moment aspak të favorshëm për të luajtur futboll, pasi Spanja renditet si shteti me dëmet më të mëdha në Evropë pas Italisë për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, ku deri tani rezulton të kenë humbur jetën 2207 persona.

Nga ana tjetër, qeveria spanjolle ka pezulluar deri në një njoftim të dytë aktivitetet publike për të shmangur përhapjen në përmasa më të mëdha të koronavirusit.

-->