Spanja mposht Serbinë në Kampionatin Botëror të basketbollit

Basketboll 08 Shtator 2019 19:04

Ka përfunduar xhiroja e tretë e fazës së dytë në Kampionatin Botërorë që po mbahet në Kinë.

Sot është zhvilluar super dueli në mes Spanjës dhe Serbisë, me spanjollët që triumfuan me rezultatin 81:69, por që të dy ekipet kanë siguruar fazën e çerekfinales.

Kurse Nigeria ka fituar ndaj Kinës 73:86, ndeshje kjo e vlefshme për pozitat  17-32 në Botërorë.

Irani ka mposhtur Filipinet 95:75, për pozitat 17-32.