Spanja mund Kroacinë, mbron titullin e kampionit të Evropës në hendboll

Hendboll 26 Janar 2020 19:13

Kombëtarja e Spanjës është sërish kampion i Evropës në hendboll, duke e fituar titullin e dytë radhazi. Në një finale drithëruese Spanja e mposhti me rezultat 22:20 (12:11) Kroacinë, e cila u zhvillua në palestrën “Tele2 Arena” në Stokholm të Suedisë.

Si pjesa e parë po ashtu edhe e dyta ishin me rivalitet të madh, por spanjollët ia dolën.

Kroacia e pafat, ndërsa spanjollët ishin më të vëmendshëm në çastet e fundit kur ngadhënjyen. Hendbollisti Gomez është me efikasi te Spanja, me gjithsej pesë gola ndërsa te kroatët Duvnjak u veçua me 5 gola.

Në periudhën e parë kroatët ishin në epërsi edhe me tri gola (7:10), por kjo u shkri deri në fund të kësaj periudhe kur spanjollët shkuan në pushim me 12:11.

Në minutën e 58-të u barazua rezultati 20:20 por spanjollët u treguan me efektiv në dy minutat e fundit, duke triumfuar dhe fituan medaljen e artë, ndërsa Kroacia u stolis me të argjendtën.

Norvegjia e ka fituar medaljen e bronztë. Për Spanjën ky ishte titulli i dytë i kampionit të Evropës, të cilin e kishte fituar në Evropianin e fundit, në vitin 2018.

-->