Spanja respekton Kosovën, vendos flamurin krahas shteteve tjera

Kombëtarja 15 Korrik 2019 22:00

Në Spanjë nesër fillon Kampionati Botëror i hendbollit për juniorë.

Në këtë kampionat do të marrë pjesë edhe Kosova. Ashtu sikur edhe shtetet e tjera edhe vendi ynë ka flamurin e vet të vendosur krahas shteteve tjera.

Kombëtarja e Kosovës ka stërvitur të hënën pasdite në palestrën në Pontevedra, ku të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja me Kroacinë.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në eventet e kaluara Spanja disa herë kishte larguar simbolet e Kosovës.

Por, menjëherë kishte reaguar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, duke ia tërhequr vërejtjen se do t’i merrte organizimin e Kampionatit Botëror, në rast se përsëritet një gjë e tillë.

Kësisoj, flamuri i Kosovës tani do të jetë prezent në ndeshjet e Kampionatit Botëror për juniorë.

-->