Spanja vështirë ndaj Iranit, Argjentina mposht Rusinë

Basketboll 04 Shtator 2019 17:36

Ka nisur sot faza e tretë e grupeve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Sot janë luajtur ndeshjet e Grupeve A-D.

Megjithëse nuk ka pasur befasi, në disa ndeshje është treguar rival më i madh seç është pritur. Kjo në veçanti vlen për ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Iranit, të cilën spanjollët e fituan me 75:63.

Serbia fitoi me lehtësi 92-77 ndaj Italisë, duke marrë kreun e Grupit D, ndërsa Polonia arriti një fitore të lehtë ndaj Bregut të Fildishtë, sfidë e vlefshme për Grupin A.

Venezuela mundi pa probleme 72-59 Kinën organizatore të Botërorit, ndërsa koha shtesë ka qenë më fat për Angolën, që mundi 84-81 Filipinet.

Rivalitet ka pasur edhe në fitoren e Argjentinës ndaj Rusisë me shifrat 69:61.

Grupi A
Bregu Fildishtë – Polonia 63-80
Venezuela – Kina 72-59

Grupi B
Koreja e Jugut – Nigeria 66-108
Rusia – Argjentina 61-69

Grupi C
Porto Riko – Tunizia 67-64
Spanja – Irani 75-63

Grupi D
Angola – Filipinet 84-81
Italia – Serbia 77-92