Spanjolli kërkon largimin nga Honda, motori japonez zbulon kontratën

Moto GP 22 Korrik 2019 12:25

Zërat se shoferi spanjoll Jorge Lorenzo do të largohet nga motori Honda në fund të sezonit janë të pavërteta.

Lajmin e ka konrmuar e përditshmja spanjolle Marca, që i referohet Tetsuhiro Kuwata, drejtorit të përgjithshëm të Hondas.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Ne kemi besim te Jorge dhe do ta respektojmë kontratën me të. Ne synojmë që të tojmë botërorin me të dy shoferët tanë”, tha shefi i Hondas.

Ai foli edhe në lidhje me klauzolat e mundshme në kontratën e Lorenzos, që e lënë atë të lirë të largohet edhe pse ka ende edhe një vit kontratë (deri në fund të 2020-ës).

“Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë çështje”, tha Kuwata.

“Mund të shprehem se ne i respektojmë gjithnjë rregullat e marrëveshjet, ndaj shpresoj që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha shefi i Hondas.

Lorenzo po kalon një sezon negativ me motorin japonez, madje nuk ka marrë pjesë në dy garat e fundit, shkaku i lëndimit.

-->