“Special One” është i veçantë, ja ku e priti Vitin e Ri Jose Mourinho

Futboll 01 Janar 2022 12:35

Jose Mourinho është me të vërtetë një personazh unik, në fushën e gjelbër, por edhe jashtë saj.

Trajneri portugez i Romës, ka zgjedhur që vigjilja e tij e Vitit të RI të ishte ndryshe nga të zakonshmet.

Kështu, gjatë ditës së djeshme ai ka vizituar një nga qendrat e të pastrehëve të kryeqytetit italian. Bashkë me pjesëtarët e stafit teknik, ai ka takuar banorët e kësaj qendre pritjeje, dhe u ka shpërndarë atyre disa dhurata për këtë fundviti, që të ndjenin pak ngrohtësi.

Më pas, portugezi iu drejtuar rrjeteve sociale për të ftuar të tjerët që të ndiqnin shembullin e tij.

“Një vit të lumtur 2022 të gjithëve. Por ju lutem, mos bëni sikur nuk dini, mos e harroni realitetin, mos i harroni! Ata ekzistojnë, janë kudo dhe kanë nevojë për ju! Kanë nevojë për të gjithë ne! Faleminderit Caritas e Romës për punën e pabesueshme që ka bërë”, shkruante Mourinho në postimin e tij. 

-->