Spektakël, KO e grushte, ja cili është zgjedhur “Rundi më i Bukur i Vitit”

Boks 31 Dhjetor 2018 10:08

“Ring Magazine”, revista prestigjoze e boksit, ka zgjedhur raundin e 12-të të duelit mes boksierëve Tyson Fury e Deontay Wilder si “Rundin më të Bukur të Vitit 2018”.

Ky duel u zhvillua më 2 dhjetor në Los Anxhelos dhe do të mbahet mend gjatë nga dy boksierët e nga fansat e këtij sporti.

Në këtë raund, një grusht i fortë i Wilder hodhi “KO” britanikun Fury, që pas disa sekondash arrin të ngrihet në këmbë, duke habitur të gjithë.

Në këtë duel, Fury i rezistoi dy “knockdowns” për të vijuar sfidën ndaj kampionit të botës, sfidë e cila në fund u mbyll në barazim.

Fury, pas këtij dueli, fitoi çmimin “Rikthimi i Vitit”, ndërsa Wilder arriti të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Dy boksierët kanë nisur bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin për të nxjerrë një fitues. Kjo ishte sfida më e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.