Spektakël në kryendeshje, Valencia – Atletico Madrid ndahen me barazim

Futboll 14 Shkurt 2020 23:04

Valencia dhe Atletico Madrid janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2 mbrëmjen e sotme në “Mestalla”. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, pasi ishte një duel direkt për zonën Champions.

Ndeshja nisi mirë për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi pas 15 minutave me anë të të “harruarit” Marcos Llorente, i cili gjeti golin e parë me fanellën e Atleticos.

Reagimi i Valencias erdhi në minutën e 40-të me anë të Gabriel Paulistës, por 3 minuta më vonë ishte Thomas që riktheu në avantazh Atleticon, duke mbyllur pjesën e parë 1-2.

Sidoqoftë, vendasit reaguan përsëri. Këtë herë autor i golit ishte Kondogbia, me mesfushorin që vendosi dhe një herë baraspeshën në minutën e 58-të. Raste për të dyja kampet deri në fund, por nuk pati konkretizime.

-->