Spektakël në ndeshjen e fituar nga Federer krejt në fund

Tenis 24 Janar 2020 15:18

Roger Federer me mund të madh e ka kaluar rrethin e 32 më të mirëve në Australian Open.

Federer fitoi 3:2 në sete pas një tie break-ut ndaj australianit Millman.

Millman, që kishte përparësinë e terrenit vendas dhe tifozëve fitoi setin e parë 6:4, për ta humbur të dytin 6:7.

Federer përmbysi gjithçka për ta rrëmbyer setin e tretë 6:4, ndërsa me të njëjtin rezultat e fitoi setin pasues australiani për të shkuar në setin final.

Aty, Federer u tregua më mjeshtëror duke e fituar 6:7 në game dhe duke kaluar në mesin e 16 më të mirëve në Grand Slamin e parë të këtij viti.

-->