Spence Jr e fiton titullin në WBC pas triumfit brilant kundër Porterit

Boks 29 Shtator 2019 11:39

Errol Spence Jr e ka fituar titullin në WBC, pasi e rrahu Shawn Poterin në një meç për titullin e botës në peshat e lehta të shtunën në Los Angeles.

Spence Jr u testua deri në limit, pro e fitoi meçin me vendim të gjyqtarëve, pasi nokauti që ia shkaktoi Poterit në rundin e 11-të ishte vendimtar në triumfin e tij, transmeton Gazeta Express.

Dy gjyqtarë votuan në favor të Spence Jr, ndërsa i tretë për Poterin.

Spence Jr mbetet i pamposhtur dhe tani, përveç titullit IBF, ai e mban edhe atë në WBC.

Dy titujt e tjerë në këtë kategori, mbahen nga Terence Crawford (WBO) dhe Manny Pacquiao (WBA).