Sporti kosovar humb një njeri të çmuar

Hendboll 04 Gusht 2019 12:52

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës. Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

“Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit.

Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja. Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të Federatës dhe njerëzve të hendbollit i shpreh ngushëllimi familjes Hoxha”, thuhet të njoftimin e FHK-së.

 

-->