Sporti në zi, vdes një prej trajnerëve më të vlerësuar në 30 vitet e fundit

Basketboll 23 Maj 2020 09:32

Bota e sportit sot është zgjuar me një lajm tragjik. Jerry Sloan, një nga trajnerët e bashketbollit më të vlerësuar në 30 vitete e fundit në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare; ishte i sëmurë me Parkinson e me demencë. Lajmin e kanë bërë të ditur Utah Jazz, skuadra që Sloan e udhëhoqi për 23 vjet, nga 1988 në 2011, duke e dërguar në dy finale NBA (në 1997 e në 1998), të dyja të humbura kundër Chicago Bulls të Michael Jordan.

“Jerry Sloan do të jetë gjithnjë sinonim i Utah Jazz. Do të jetë gjithnjë pjesë e jona” kanë shkruar drejtuesit e skuadrës amerikane, në një komunikatë. Me Sloan, Utah Jazz kanë fituar dy herë titullin e Ëestern Conference; në atë skuadër, luanin John Stockton e Karl Malone: si ata, Sloan “mishëronte” shpirtin e Utah Jazz, përfundon komunikata.

Për botën e sportit amerikan është humbja e dytë e rëndë në harkun e dy javëve, duke qenë se në 4 maj u nda nga jeta në moshën 90 vjecare Don Shula, tekniku më fitues i historisë së NFL.

Image

-->