Sportisi i njohur vdes në moshën 45 vjeçare

Sporte luftarake 01 Qershor 2020 12:59

Ylli i njohur i Wrestlingut profesionist, Danny Havoc ka vdekur në moshën 45 vjeçare, njofton Game Changing Wrestling.

Vdekja e tij ka ardhur vetëm dy muaj, pasi bashkëshortja Brianne Morrow kishte vdekur si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës më 4 prill.

Emri i tij i vërtetë, Grant Berkland, ishte shumë figurë e njohur dhe respektuar në komunitetin e Wrestlerave, ku shumë personalitet të njohura të WWE kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime.

“Me zemër të thyer, familja GCW mban zi për humbjen e Grant Berkland, i njohur si Danny Havoc. Danny ishte një person jashtëzakonisht i talentuar, inteligjent, i dashur dhe i çiltër”, thuhet në postimin e Game Changer Wrestling.

Image

Havoc ka lindur dhe është rritur në Cylinder të Iowas, ku edhe kishte mësuar mundjen, para se të bëhej legjendë në Combat Zone Wrestling, duke fituar tituj të shumtë.



-->