Sportistët nga Kosova nuk duan të kthehen pa medalje nga ‘Mançester 2019’

Sporte luftarake 14 Maj 2019 16:00

Katër garues të sportit të taekwondosë do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të taekwondosë, që mbahet prej 15 deri më 18 maj në Mançester të Anglisë.

Qëndrim Sejfijaj, kategoria deri në 68 kilogramë, Butrint Ejupi, kategoria deri në 74 kilogramë, Natyra Kadriu (-46 kg) dhe Don Berisha (+87 kg), do të synojnë të lënë gjurmë në botëror, bashkë me trajnerin e Përfaqësueses, Arsim Agushi, njofton KOK, përcjell Insporti.com.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Taekwondosë së Kosovës, Enis Qafëlleshi, thekson se në Mançester udhëtojnë për të mos u kthyer duarthatë.

“Kjo është hera e tretë që taekwondistët marrin pjesë në botëror, pas pjesëmarrjes në Rusi dhe Kore të Jugut. Pretendimet nga Mançesteri i kemi për medalje”, shprehet me optimizëm Qafëlleshi për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.