Sportisti 40 vjeçar ndërron jetë, ishte i prekur nga Covid-19

Sporte tjera 24 Mars 2020 11:55

Giancarlo, një sportist që jetonte në Bruksel është ndarë ga jeta në moshën 40 vjeçare pasi vuante prej koronavirusit.

Ai vdiq të dielën në një spital në kryeqytetin e Belgjikës, ndërsa familja tregon se ai ishte i prekur nga Covid-19.

Lajmin publik e ka bërë familja, ndërsa sipas mediave belge 40 vjeçari qysh prej së mërkurës së shkuar ishte nën kujdesin e mjekëve.

Emri i plotë dhe sporti me të cilin merrej Giancarlo nuk bëhen publik për shkak të privatësisë dhe kërkesës së familjarëve, ndërsa motra e të ndjerit ka bërë thirrje për ndërgjegjësim.

“Atyre që bërtasin për komplot dhe atyre që nuk e kanë frikë këtë virus, iu bëj thirrje të hapin sytë sepse ai do t’i kapë nëse nuk kujdesen”, shkruajnë mediat belge.

-->