Sportisti i njohur britanik ndërron jetë në moshën 25-vjeçare pas një aksidenti tragjik

Motosport 22 Qershor 2020 10:14

Motoçiklisti britanik, Ben Godfrey, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Donington Park, transmeton “Zeri.info”.

Godfrey ishte duke marrë pjesë në evenimentin “No Limits Trackdays” kur u rrëzua nga motoçikleta e tij.

Ai pësoi dëmtime tejet të rënda dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti dot t’u shpëtojë plagëve.

Drejtori i “No Limits Trackdays”, Mark Neate, ka thënë se Godfrey ishte një djalë fantastik.

“Beni ishte me të vërtetë një djalë fantastik dhe miq me aq shumë njerëz në pistë, ai ishte gjithmonë duke qeshur dhe kishte kohë për të gjithë”, ka thënë Neate.

“Mendjet tona janë me familjen e tij, partneren e tij, Jordan dhe shokët e skuadrës dhe miqtë e tij”, shtoi ai.

Image

-->