Sportisti i njohur del pozitiv në testin e koronavirusit

Basketboll 18 Mars 2020 09:15

Ylli i NBA-së, Kevin Durant është njëri prej katër lojtarëve të Brooklyn Nets të infektuar me koronavirus.

Brooklyn Nets njoftoi më herët të martën se katër basketbollistë të këtij klubi kanë dalë pozitiv në testet e koronavirusit, pa dhënë emrat e tyre.

Por superylli i ka thënë sajtit “The Altetic” që ai është njëri prej të prekurve. Durant ka thënë se është mirë.

“Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe izolohuni. Duhet të kalojmë këtë”, ka thënë Durant.

31-vjeçari nuk ka luajtur këtë edicion për shkak të një lëndimi. Ai nuk pritet të kthehet në parket kur liga të rifillojë pas pezullimit për shkak të koronavirusit.

Shtatë lojtarë të NBA-së janë testuar pozitivisht për koronavirus. Bëhet fjalë edhe për Rudy Gobert (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Christian Wood (Detroit Pistons), si dhe tre basketbollistë tjerë të Brooklyn Nets, të cilëve nuk u janë bërë të ditur emrat.

-->