Sportisti i njohur i jep fundit lidhjes me këtë bukuroshe

Moto GP 19 Mars 2020 18:13

Historia e dashurisë mes Andrea Iannone dhe modeles Giulia De Lellis ka përfunduar tashëm dhe konfirmimi vjen nga vetë piloti i Moto GP, që i pyetur mbi ish të dashurën e tij, deklaroi se nuk e dinte se ku ishte.

“Nuk e di ku është. Kishte për të shkruar një libër dhe ndoshta po merret me të’, tha Iannone, duke konfirmuar plotësisht se mes tyre nuk ka më komunikim dhe se romanca ka përfunduar prej kohësh.

Në fakt prej ditësh mediat rozë në Itali raportonin për një krizë mes çiftit, ndërsa konfirmimi për ndarjen erdh vetëm ditën e sotme.

-->