Sportisti Italian humbë betejën me sëmundjen e rëndë

Atletikë 29 Prill 2021 18:25


26 vjeçari Italian humbë jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Filipo Mondeli, kampioni i botës me italinë në sportin me kanoe, ka ndërruar jetë si pasojë e një beteje të gjatë me sëmundjen e tumorit.

Mondeli ishte vetëm 26 vjeçar, luftoi për 16 muaj me radhë me sëmundjen por pa arritur t’ia dalë dot.

Para disa kohësh i pyetur për gjendjen e tij, Mondeli shprehej:

“Frika më e madhe është që nuk do të mundem dot të marrë pjesë në Lojërat Olimpike këtë vit”.

Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e sportistit të njohur. /Insporti.com/

-->