Sportistja dënohet me tetë vjet e gjysmë burg për kontrabandë me drogë

Sporte tjera 04 Nëntor 2019 20:09

Atletja olimpike nga Holanda, Madiea Ghafoor, është dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim pasi u shpall fajtore për kontrabandë droge dhe trafikim.

27-vjeçarja, që garoi në garën 400×400 në “Rio 2016”, kishte pasur drogë në vlerë 2.3 milionë euro në makinën e saj kur ishte ndalur në një kontroll rutinor në Gjermani në qershor, raporton BBCf.

“Jemi të shokuar me vendimet”, ka thënë Federata e Atletikës në Holandë. “Me vendimin e gjykatës gjermane, Unioni i Atletikës dënon veprimet e Ghafoorit. Unioni i Atletikës dënon çdo lloj tregtie në doping apo drogë dhe pajtohet plotësisht me ligjin e Holandës për doping”.

Në Gjykatë të hënën, Ghafoor kishte thënë se do të apelojë ndaj dënimit, duke deklaruar se ishte e pafajshme.

Në dëgjimin në gjykatë, ajo kishte thënë se po mendonte se po bartte materiale dopingu dhe nuk e dinte që po transportonte drogë. Ajo refuzoi të tregonte se nga kush kishte marrë drogën.

-->