Sportistja e njohur kapet me 40 kilogramë drogë

Atletikë 26 Korrik 2019 15:45

Atletja holandeze, Madiea Ghafoor është arrestuar nga policia në kufirin gjerman, pasi në makinën e saj u gjetën 50 kilogramë drogë të llojit metamfetamin dhe ekstazë, me vlerë 2 milionë euro.

26-vjeçarja ka qenë në Dusseldorf të Gjermanisë duke kryer një seancë stërvitore dhe më pas është arrestuar në një kontroll rutinë, edhe pse ajo e ka mohuar se kishte substanca të ndaluara në makinë.

Ghafoor është arrestuar me 18 korrik, por vetëm para një jave kanë dalë detaje nga një operacion anti-drogë dhe policia gjermane konfirmoi arrestimin e saj.

Ajo ka marrë pjesë nën ekipin e Holandës në Rio 2016 në stafetën 4×400 metra, së bashku me koleget e saj.

Federata e Atletikës në Holandë ka bërë të ditur se janë të shokuar nga ky lajm dhe nëse akuzat vërtetohen, atëherë karriera e sportistes ka marrë fund.