Spurs mposhtin Minnesotan pas vazhdimeve, shkëlqen DeRozan

Basketboll 10 Janar 2021 11:08

San Antonio Spurs ka marrë fitoren e tretë radhazi në NBA, pasi ka triumfuar në udhëtim te Minnesota Timberwolves.

Është dashur të zhvillohen edhe pesë minuta të kohës shtesë për tu përcaktuar fituesi, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat baras 113:113.

Në fund San Antonio triumfoi me tri pikë diferencë 122:125.

DeMar DeRozan ishte basketbollisti më efikas në këtë takim pasi e mbylli ndeshjen me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Dejounte Murray me 22 pikë e 14 kërcime si dhe Paty Mills që e përfundoi takimin me 21 pikë.

Tek skuadra vendase Malik Beasley ishte më efikasi me 29 pikë, ndërsa 25 të tjera shtoi qendra Karl-Anthony Towns, por që nuk mjaftuan për fitore. 

-->