St Joseph’s – Prishtina, shënohet goli i parë

Futboll 02 Korrik 2019 19:23

Është shënuar goli i parë në ndeshjen e kthimit St Joseph’s – Prishtina. Skuadra nga Gjibraltari ka kaluar në epërsi në minutën e 74-t me golin e shënuar nga Federico Martion Villar dhe tani është shumë pranë kualifikimit në rrethin e ardhshëm të garave për Ligën e Evropës, pasi ndeshja në Prishinë ka përfunduar me barazimin 1:1.

Gjërat për vendësit janë edhe më të lehta duke marrë parasysh se Prishtina që nga minuta e 48-të luan me dy futbollistë më pak, pasi Armend Dallku e Leotrim Bekteshi janë ndëshkuar me kartonë të kuq.