St Jospeh’s “tallet” me presidentin e Prishtinës

Futboll 03 Korrik 2019 14:44

Prishtina nuk arriti të kalonte skuadrën gjysmë-amator të Gjibraltarit, St Joseph’s duke u eliminuar nga rrethi preeliminar të Ligës së Evropës, shkruan Insporti.com.

Prishtina ka pësuar humbje me rezultat të përgjithshme 3-1 kundër klubit të St Joseph’s.

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi para ndeshjes me St Joseph’s kishte pohuar se pa problem do ta kalojnë këtë rreth dhe se mendjen e kanë te ndeshja me Glasgow Rangers.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi skuadra e tij arriti vetëm një barazim dhe atë në shtëpi “Fadil Vokrri”, ndërsa në ndeshjen e dytë u turpëruan duke u mundur me rezultat 2:0.

Pas fitores klubi nga Gjibraltari ia ka kujtuar deklaratën presidentit Ejupi duke ironizuar me të.

Në fakt, klubi përmes llogarisë personale në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e klubit prishtinas.

“Faleminderit zotëri president për motivimin tuaj”, shkruan në njoftimin e klubit teksa më tutje kanë pohuar se çdo gjë flet në fushë dhe jo jashtë saj.

Ndryshe, Shpend Ahmeti, kryetari i qytetit të Prishtinës si dhe kryetari i tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati kanë reaguar ashpër pas eliminimit të Prishtinës.

Gepostet von St Joseph's FC am Dienstag, 2. Juli 2019