Stadiumi i Vushtrrisë në kushte të mjerueshme, ky është reagimi i klubit

Futboll 11 Qershor 2019 17:58

Stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri është në gjendje të mjerueshme.

Klubi i futbollit Vushtrria, i cili në edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligë, është ankuar për investimet e pakta në këtë stadium.

Këtë gjë klubi vushtrrias e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe shihet gjendja e stadiumit përmes disa fotove.

Ky është postimi i plotë i klubit:

Kështu është ”shpërblyer” Vushtrria.

I dhamë Kosovës shumë talenta ndër vite, rasti i fundit me Milot Rashicen e Florent Hasanin ku të gjithë po ndihemi krenar me këta djelmosha!

Ndërsa 20 vjet pas luftës, i vetmi investim në stadiumin e qytetit ka qene tribuna perëndimore (ndërtim i vrazhdë), e cila në plan projekt ka qene e paraparë të ndërtohen edhe zhveshtoret e reja, projekt që mbeti vetëm në letër.

Shikoni gjendjen e mjerueshme të stadiumit ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri

#drejtesiperVushtrrine #emeritojme #kerkesaminimale

Gepostet von FC Vushtrria am Dienstag, 11. Juni 2019