Stadiumi “Zahir Pajaziti” në rinovim e sipër – Llapi do t’i zhvillojë disa ndeshje si vendas në “Fadil Vokrri”

Futboll 10 Korrik 2021 12:33

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, është duke u punuar ku nga bari artifical do të shndërrohet në bari natyral.

E si pasoj e kësaj skuadra e Llapit, në tri ndeshjet e para do të ndërroj destinacion, ku pritet të zhvendoset në kryeqytet.

Kryetrajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina, e ka konfirmuar se në tri ndeshjet e para skuadra e tij do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Punimet janë duke vazhduar dhe sipas planeve punimet do të zgjasin 1 muaj e 10 ditë, ku në dy ose tri ndeshjet e para nuk do të luajmë në stadiumin tonë”.

“Do të zhvendosim në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi kemi rënë dakord me FFK-në dhe pas përfundimit të punimeve do të luajmë në “Zahir Pajaziti”, tha Batatina për “Euro Duelin” në Dukagjin.

-->