All-Star Weekend kthehet sot pas 7 vjetëve në Los Angjelos (VIDEO)

NBA 16 Shkurt 2018 16:03

Në Los Angjelos, është zhvilluar përherë të fundit “All-Star Weekend”, në vitin 2011. Pas 7 vjetëve, po rikthehet kjo mbledhi e yjeve në qytetin e engjëjve të Kalifornisë. Aty ku shendrisin yjet e Hollëoodit; glamuri, çmimet e shtrenjta,  dhe luksi janë pjesë normal e jetës, do të jetë vendi nikoqir i fundjavës më përfolur të NBA.

Këtë herë NBA ka sjellë risi në përzgjedhjen e ekipeve, sepse lojtarët nuk do të përfaqësojnë konferencën e tyre. Në fakt, ky format i ri, përzgjedhë 2 lojtarë – Lebron James dhe Stephen Curry – të cilët do të selektojnë lojtarët tjerë nga 2 konferencat, si pjesë të ekipeve të tyre.

Do të jetë mjaft interesant të shikojmë se çfarë do të ndodhë në këtë fundjavë në Los Angeles. Përveç ndeshjes kryesore ku marrin pjesë yjet e NBA, pjesë e agërtimit të publikut do të jenë edhe gara për ngulitje “Sprite Slam Dunk Contest”, ajo e aftësive “Skill Challenge” dhe gara për 3 pikësha “3-point Contest”. Gjithashtu amerikanët do të luajnë kundër gjithë botës, në një ndeshje ku marrin pjesë vetëm debuntantët dhe lojtarët në sezonin e dytë të NBA.

Më poshtë mund t’i shikoni momentet më të mira nga ndeshja e fundit e organizuar në Los Angjelos: