Startoi për herë të parë, kështu është vlerësuar Zhegrova

Kombëtarja 14 Prill 2019 12:02

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, mbrëmë startoi ndeshjen e parë për gjigantin zviceran, FC Basel.

Zhegrova nisi ndeshjen nga minuta e parë ndaj Grasshopers, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Zhegrova është vlerësuar me notën 6.5 nga mediat zvicerane, shkruan Insporti.com.

Ylli kosovar zhvilloi plotë 73 minuta, por nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij të shënonte golin e fitores.

Ai pati dy gjuajtje mjaft të mira drejt portës në pjesën e parë të takimit, por që për fatin e keq të tij nuk shkuan në rrjetë.

Ish talenti i Prishtinës deri më tani nuk ka arritur të adaptohet në skuadrën zvicerane që nga trasnferimi i tij në afatin kalimtar të janarit nga Genk, në formë të huazimit. /Insporti.com/