Startojnë ndeshjet, Shqipëri – Poloni, Kosovë – Gjeorgji

Futboll 12 Tetor 2021 20:45

Ka startuar ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Gjeorgjisë, në “Fadil Vokrri”, takim ky i parafundit në kuadër të fazës së grupeve, shkruan Insporti.

Kosova e cila ka vetëm një fitore gjatë këtyre kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”, do të kërkojë fitoren e dytë në total dhe të parën në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ka startuar edhe ndeshja Shqipëri – Poloni.

Shqipëria po zhvillon ndeshjen ndaj Polonisë në “Air Albania”, në një ndeshje kjo direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit “Katar 2022”, shkruan Insporti.

Një fitore potenciale sonte ndaj Polonisë, do të nënkuptonte që Shqipëria do të shkëputej me 4+ pikë ndaj përcjellësit të dytë (Polonisë), duke arritur në 18 pikë në total, dhe do të afronte Shqipërinë shumë afër kualifikimit përmes pozitës së dytë, me dy ndeshje të mbetura më pas, ndaj Anglisë dhe Andorrës ku do të mjaftonte vetëm një fitore prej këtyre dy përballjeve të fundit për ta konfirmuar kualifikimin. /Insporti.com

-->