Starton ndeshja Drenica – Drita

Futboll 06 Mars 2022 13:11

Skuadra e Drenicës është nikoqir i Dritës në takimin e javës së 23’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Anipse me disa minuta vonesë, takimi në stadiumin “Bajram Aliu” ka startuar në fushën që ishte e mbuluar me borë, ku vijat e fushës janë ngjyrosur me të kuqe – kjo për t’u vënë re më mirë.

Dy skuadrat kanë pretendime të ndryshme në kampionat, por qëllimi për ndeshjen e sotme mbetet i njëjtë, fitorja.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë takim vijnë pas humbjeve, ku Drenica u mposhtë 3-1 nga Ulpiana, derisa Drita pësoi para tifozëve të vet nga Ballkani 0-1.

Të dyja skuadrat duan të rikthehen te fitoret, me Dritën që llogaritët favorit për faktin se nuk di për humbje nga kuqezinjtë që nga viti 2017.

-->