Statistika e tmerrshme e Barcelonës kur Messi nuk shënon gol

Futboll 11 Prill 2018 10:25

Lionel Messi ka edhe një statistikë interesante, jo të mirë për Barcelonën.

Sipas asaj që shkruhet në mediat spanjolle, që nga debutimi i Messi me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, skuadra nga Camp Nou është eliminuar nga kjo garë kur ai nuk ka shënuar.

Pra, kur nuk ka shënuar Messi në ndeshjen e parë apo të dytë, atëherë Barcelona nuk është kualifikuar.

Njëjtë ka ndodhur edhe në përballjet me Romën, Messi nuk ka arritur të këtë impakt në ndeshjen e dytë të çerekfinales se Ligës së Kampionëve, ku Barcelona u eliminua në çerekfinale nga ekipi italian.

-->