Statistika që e dëshmon se Liga e Kampionëve është gara e Ronaldos – Messi askund

Futboll 11 Prill 2019 10:33

Konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë që ka bota e futbollit. Kanë numër të barabartë të ‘Topave të Artë’, nga 5 gjithsej.

Por, në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo ka bilanc bindshëm më të mirë se rivali i tij, Leo Messi, shkruan Insporti

Ronaldo, që vitin e kaluar e la pas Messin me numër të trofeve (5 Liga të Kampionëve të fituara, kundrejt 4 të argjentinasit), tashmë është shumë para tij edhe me numrin e golave.

Mbrëmë ndaj Ajaxit, superylli portugez e shënoi golin e tij të 125-të në kompeticionin më elitar evropian.

Ai tashmë Messin e ka lënë shumë larg, kjo pasi argjentinasi ka 108 gola të shënuar.

Edhe më larg është Raul Gonzalez i vendit të tretë, me 71 gola, kurse pas tyre renditet Karim Benzema e Ruud Van Nistelrooy, me 60, respektivisht 56.

Në 12 paraqitjet e fundit të tyre në ndeshjet çerekfinale, Ronaldo i ka shënuar 16 gola, kurse Messi asnjë gol.

Hera e fundit kur Messi kishte shënuar në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ishte në prillin e vitit 2013 ndaj PSG-së. /Insporti.com/

-->