Statistika shokuese të Arsenalit, nuk i këndell as Arteta

Futboll 02 Shkurt 2020 21:58

Arsenali ka dështuar përsëri që të marrë tri pikë të plota në Premierligë.

‘Gunners’ kanë regjistruar barazimin e 13-të në Premierligë këtë edicion, me barazimin 0:0 kundër Burnley.

Ky barazim ishte njëkohësisht i katërti radhazi për skuadrën e Mikel Artetas, që tashmë regjistron rekordin më të dobët në 107 vitet e fundit.

Arsenal numërojnë vetëm gjashtë fitore në 25 ndeshjet e Premierligës këtë edicion, duke barazuar 13 dhe humbur gjashtë.

Ky është rekordi më i dobët që nga viti 1912/13, kur ata shënonin vetëm një fitore. Mikel Arteta, që nga ardhja e tij në krye të stolit, numëron vetëm një fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.

Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se Arsenal është skuadra e parë që barazon në më shumë sesa 12 ndeshje në 25 ndeshjet e para, që nga Manchester United në vitin 1980/81.

-->