Statistikat dhe faktet interesante për ndeshjen Serbi – Zvicër

Futboll 22 Qershor 2018 13:35

Përballja Serbi – Zvicër, zhvillohet sonte në kuadër të grupit D me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Kaliningrad”, dhe fitorja e cilësdo prej kombëtareve, do të thoshte me gjasë edhe avancimin tutje në fazën tjetër të Botërorit “Rusia 2018”.

Me emrin Serbi, këto dy kombëtare takohen për herë të parë, derisa Zvicra me përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë është takuar plotë 13 herë deri më tani, prej të cilave jugosllavët kanë triumfuar 6 herë, zviceranët vetëm 2, kurse në 5 raste ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë.

Megjithatë, pjesa me e madhe e këtyre takimeve ishin miqësore, përpos në vitin 1933, kur barazuan 2-2 në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, më 1950 në Botërorin e Brazilit, në fazën e grupeve reprezentacioni i atëhershëm i Jugosllavisë shënoi fitore ndaj Zvicrës me rezultat 3-0.

Kurse, dy përballja e fundit në mes Jugosllavisë dhe Zvicrës, janë në vitin 2001 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ku në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Beograd, rezultati ishte i barabartë 1-1, derisa ndeshja e dytë në Bazel, i takoi Jugosllavisë me rezultatin 2-1 dhe të dy golat për kombëtaren fituese, u shënuan nga trajneri i tanishëm i Serbisë, Mladen Krstajic, e që ishin edhe golat e vetëm në karrierën e tij në ndeshjet ndërkombëtare.

Të katër fitoret e Serbisë në pjesëmarrjet e saj në Kampionate Botërore (përfshirë edhe ndeshjet nën emrin Jugosllavi), kanë përfunduar me rezultat minimal 1-0.

Valon Behrami, me pjesëmarrjen e tij në Botërorin “Rusia 2018”, është shndërruar në futbollistin e parë zviceran i cili merr pjesë në katër Kampionate Botërore.

Kurse, në rast se paraqitet në ndeshjen kundër Serbisë, Stephan Lichtsteiner, do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në ndeshjet e Kampionateve Botërore për Zvicrën, me gjithsej nëntë.

Pas 40 viteve pa fitore, me 22 qershor të vitit 1994, Zvicra iu kthye fitoreve në ndeshjet ndërkombëtare, kur e mposhti përfaqësuesen e Rumanisë me rezultat 4-1.

Para se të shënonte këtë fitore ndaj Rumanisë, kombëtarja e Zvicrës triumfin e fundit e kishte pasur në vitin 1954, duke e mposhtur Italinë me po të njëjtin 4-1. /Insporti.com

-->