Statistikat tregojnë se Cristiano Ronaldo është “lojtari më i dobët” në Serie A, në këtë aspekt

Futboll 04 Shkurt 2019 17:46

Ju kujtohet hera e fundit kur Cristiano Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë?

33-vjeçari kishte fituar famë të madhe si një futbollist që përdor teknikë efektive në gjuajtjet e lira, duke shënuar shumë shpesh gjatë kohës së tij te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Portugalia.

Goli i tij që mbahet mend më së shumti nga ndërprerja, ishte ai kundër Portsmouthit më 2008, transmeton Insporti.

Sidoqoftë, portugezi nuk ka qenë aq i suksesshëm në këtë aspekt në vitet e fundit, derisa shënimi kundër Spanjës, ishte i vetmi që ai e ka realizuar nga gjuajtja e lirë, vitin e kaluar.

It's been a case of so far, so good for Ronaldo's time at Juventus.

Ai, poashtu, edhe te Juventusi nuk ka qenë shumë efektiv nga goditjet e dënimit, derisa “Zonja e Vjetër” ka në përbërje dy prej lojtarëve më të mirë nga ndërprerjet – Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic.

Pavarësisht sugjerimeve se Dybala dhe Pjanici do të gjuanin nga pozitat më afër zonës së penalltisë, Ronaldo vazhdimisht i ka gjuajtur të gjitha goditjet e dënimit, me zero efektivitet.

Kjo nuk mund të quhet domosdoshmërisht një “katastrofë” por, statistikat e fundit të publikuara, tregojnë se gjërat qëndrojnë më keq se që kishim menduar.

“Fox Sport” ka bërë disa përllogaritje dhe, zyrtarisht, e ka shpallur Ronaldon si “gjuajtësin më të dobët të goditjeve të dënimit” në Serie A.

Juventus v Atalanta BC - Serie A

Pesë herë “Topi i Artë” nuk ka shënuar asnjëherë në 13 tentativa.

Përqindja e konvertimit të Ronaldos te Real Madridi ishte vetëm 6% por, në Itali, ai e ka prekur fundin e fundit në këtë aspekt. /Insporti.com/

p1d2se7g802e214aij7v1md0pl49.jpg