Steph Curry nuk mund të ndalet as me mundje

Basketboll 05 Maj 2018 17:19

Golden State Warriors mbrëmë kanë pësuar në takimin e tretë të xhiros së dytë të plejofit të ligës NBA nga New Orleans Pelicans.

Ky ekip tashmë ka epërsi 2:1 në seri dhe vazhdon të jetë favorit për tu plasuar në finale të Konferencës Perëndimore.

Po ashtu fuqishëm besohet se ekipi që e fiton Perëndimin, sivjet do të shpallet kampion në NBA, meqë katër ekipet e mbetura në Lindje, vështirë se mund ti bëjnë ballë qoftë Golden Stateit, qoftë Houstonit.

Përkundër humbjes, ka qenë një shënim i mbrëmshëm i Steph Curryt që ka treguar se sa i pandalshëm është ky basketbollist.

Jrue Holiday bëri një faul që nuk kishte lidhje me basketboll, por ishte një kapje që mundësit ose luftëtarët e MMA-it do t’ia kishin lakmi, por Curry shënoi kosh dhe nxori një ekstra gjuajtje të lirë, dëshmi tjetër e shkathtësive të tij fenomenale ofensive.

Shikoni videon.