Stephen Curry kthehet në parket pas 4 muajve – pamje nga rikthimi i yllit të Golden State

Basketboll 26 Shkurt 2020 15:33

Pas gati 4 muajsh pushim Stephen Curry është gati të rikthehet në fushë. Ylli i NBA-së dhe Golden State mund të zbresë në parket që javën e ardhshme, në ditët e para të marsit.

Në nëntor të vitit të kaluar ai u lëndua në dorën e majtë (ndaj Phoenix) dhe u detyrua të kryejë një operacion, që e mbajti jashtë fushave për më shumë se 3 muaj.

Sipas një video të postuar nga Goldem State në “Twitter” basketbollisti ka nisur stërvitjen me topin, duke gjuajtur nga distanca.

Për pasojë, ai pritet të rikthehet në fushë shumë shpejt, për të ndihmuar skuadrën të dalë nga kriza. Këtë sezon Warriors janë paraqitur dobët, teksa mungon prej 9 muajsh edhe Klay Thompson.

-->