Stephen Curry me rekord historik në NBA, askush nuk e ka bërë këtë për 7 sezone rresht

Basketboll 29 Janar 2019 14:40

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Indiana Pacersin me rezultat 132-100, e ngriti në 11 ndeshje rresht serinë e fitoreve.

Super ylli i Warriorsave, Stephen Curry, luajti me 26 pikë, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 6 herë në 8 tentime (75%).

Curry hyri në histori të NBA-së, duke u bërë lojtari i parë në histori të ligës që shënon 200 treshe në 40 ndeshjet e para.

Gjithashtu ai në 7 sezona rresht arriti të shënojë më shumë se 200 treshe, gjë që nuk e ka bërë asnjë lojtar deri më tani.

Golden State Warriors aktualish gjendet në krye të Perëndimit me 36 fitore e 14 humbje.