Sterling “dridh” Real Madridin

Futboll 24 Shkurt 2020 16:04

Raheem Sterling e ka lënë pas lëndimin që e mbajti jashtë fushave për tri javë dhe do të jetë gati kundër Real Madridit, në kuadër të fazës së 1/8-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Anësori anglez u lëndua në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, të cilën ‘Citizens’ e humbën me rezultat 2:0.

Që nga ajo kohë lojtari nuk ka mundur të aktivizohet me kampionët e Premierligës. Ai u la pushim në ndeshjen kundër Leicester Cityt vikendin që lamë vetëm për të qenë 100% i gatshëm kundër ‘Los Blancos’, raporton ‘Mirror’.

Kthimi i Sterling në stërvitje do të thotë shumë për Pep Guadriolan para një ndeshjeje të kalibrit të tillë, marrë parasysh impaktin që anësori ka në skuadër.

Ndeshja e parë Real Madrid-Man City do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ të mërkurën me fillim prej ores 21:00.

-->