Sterling flet për përballjen e Cityt me Realin, ka disa fjalë për spanjollët

Futboll 21 Shkurt 2020 12:58

Sulmuesi Raheem Sterling thotë se Real Madridi është “klub fantastik”, por insiston se është shumë i lumtur te Manchester City.

Sterling 25-vjeçar, është lidhur me një kalim te Reali, pas përjashtimit dyvjeçar të Cityt nga futbolli evropian.

“Aktualisht jam te City dhe jam vërtetë i lumtur. Por Real Madridi është klub fantastik”, ka thënë Sterling për gazetën spanjolle, AS.

“Kur e shihni fanellën e bardhë, e dini saktësisht se për cilin klub bëhet fjalë. Është gjë e madhe”.

Reprezentuesi anglez ka shtuar: “Por në të njëjtën kohë unë kam kontratë me Cityn dhe duhet të respektojë këtë. Gjithsesi është klub fantastik”.

City luan ndaj Real Madridit në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë luhet në “Bernabeu” të mërkurën, ndërsa ndeshje e kthimit është në “Etihad” më 17 mars.

Gjiganti spanjoll ka fituar trofeun 13 herë. Tri herë rresht e ka fituar nën drejtimin e Zinedine Zidane, nga viti 2016 deri në vitin 2018.

“Mendoj se të fitosh aq shpesh Ligën e Kampionëve, sidomos në vite rresht, është shumë e vështirë. Nuk mendoj se ka të bëjë me fat. Disa njerëz e kanë atë mentalitet fitues”, ka thënë Sterling për trajnerin e Realit, Zidane.

-->