Sterling – Real Madrid, ky është lajmi i fundit

Futboll 24 Shtator 2019 08:05

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling është ende në radarin e Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle “Los Blancos”, kanë interesim të madh për anglezin, që është një prej lojtarëve kryesorë të Cityt.

Sterling është në formë të mirë këtë sezon dhe shumë njerëz po e shohin potencial për të fituar Topin e Artë në të ardhmen.

Disa spekulime thonë që gjiganti spanjoll do të fillojë negociatat në vitin 2020.

Sterlingu po ashtu shihet edhe si ylli më i madh i Kombëtares angleze.