Steve Bruce flet për transferimin e Xhakës te Newcastle

Futboll 09 Nëntor 2019 18:41

Steve Bruce ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin Newcastle United me transferimin e Granit Xhakës.

Mesfushori i Arsenalit duket se do të largohet nga klubi në janar pasi i është hequr shiriti i kapitenit si pasojë një përplasje me tifozët në “Emirates” muajin e kaluar, transmeton portali.

Newcastle United raportohet se ishte e përgatitur për të marrë në huazim Xhakën në dimër kur të rihapet merkato e transferimeve dhe Bruce është pyetur nëse ai është i interesuar për nënshkrimin me kosovarin.

Bruce u përgjigj: “Granit Xhaka? Shiko, kam qenë në detyrë për vetëm dy javë dhe jam përfolur për transferimin e 42 lojtarëve”

“Pra, nuk do të jap ndonjë koment për lojtarët e dikujt tjetër. Ai është një lojtar shumë i mirë”

Mbetet ende e paqartë nëse Xhaka do të luaj te Arsenali sërish ndërkohë që mungon në takimin pasditen e sotme (e shtunë) kundër Leicester Cityt.