Steven Gerrard kërkohet nga klubi londinez

Futboll 26 Qershor 2021 15:23

Steven Gerrard prej tre vitesh është pjesë e Rangers në Skoci dhe ka treguar se është trajner i zoti dhe mund ta bëjë shumë mirë këtë punë.

Sezonin e fundit ai u shpall kampion me Rangers, duke mos lënë aspak hapësirë për konkurrencë dhe mbyllur matematikisht çështjen disa javë para përfundimit.

Ky sukses e ka vënë menjëherë Gerrard në shënjestrën e disa prej klubeve të mëdha, kryesisht nga Premier League. Tottenham së fundmi e ka në plane.

Drejtori i ri sportiv, Fabio Paratici ka dy emra në listën e dëshirave. Nuno Espirito Santo është i pari, por nëse dështon ardhja e portugezit, Gerrard do ishte alternativa e zgjedhur. 

-->